Përshëndetje, unë jam Martenisa
Jam mami me mbi 12 vite përvojë në kujdesin ndaj grave gjatë shtatzënisë, lindjes dhe lehonisë.
Prej vitesh kam një mision të qartë: të ndihmoj gratë të informohen, të fuqizohen dhe të përjetojnë lindjen me më shumë siguri, qetësi dhe besim në vetvete.
Besoj fort se lindja është një proces fiziologjik dhe i fuqishëm, që meriton të respektohet.
Për këtë arsye punoj çdo ditë për të promovuar lindjen e bazuar në evidencë, ruajtjen e fiziologjisë së lindjes, trajtimin me dinjitet të gruas në sallën e lindjes dhe të drejtën e saj për të marrë vendime të informuara.
Në këtë komunitet do të gjesh:
Edukim prenatal dhe postnatal
Informacion të bazuar në evidencë shkencore
Mbështetje për përgatitjen për lindje vaginale dhe çezariane
Meditim, karta afirmimesh, e-books për një përvojë më të fuqizuar
Qëllimi im është që çdo grua të ndihet e informuar, e respektuar dhe e mbështetur në çdo hap të udhëtimit të saj drejt mëmësisë.
Mirë se erdhe në këtë komunitet!